Erion Vucaj ka folur për “Supersport” ku ka komentuar fitoren me Laccin. Mesfushori shkodran e pranon se lojtarët e kanë të vështirë të japin më të mirën e tyre kur shohin se në çfarë pozite është skuadra në klasifikim.
“Rezultate dhe renditja ashtu dhe raste që ka në ndeshje kanë ndikimin e tyre. Ne shohim punën tonë. Duhet të marri ndeshjet tona, kjo ka rëndësi për ne. Vetëm renditja ndikon te çdo lojtarë, si të rinjtë dhe të vjetrit. Kemi lojtarë të mirë në organikë. Nuk japim më të mirën kur shohim renditjen edhe pse ne mundohemi të japim më të mirën tonë”.
“Edhe trajner Cungu ka bërë shumë mirë ashtu si dhe Gjoka tani. Është ngërçi psikologjik që na pengon për këtë dhënë më të mirën”.
“Publiku shkodran është mësuar të jetë në vendet e para. Vllaznia ka disa vite që është në këto pozita dhe tifozët janë larguar. Tifozët duan rezultate. Ne punojmë dhe me daljet sa më të shpejta, çka e kërkon futbolli modern. Është ana psikologjike kur shohim renditjen për të mos dhënë më të mirën”.