Mezani: Frenimi i Partizanit na shtoi moralin, ndryshoi gjithçka nga kartoni i kuq

Trajneri i Laçit Gentian Mezani ka mbetur i zhgënjyer nga humbja në Shkodër, mbi të gjitha për faktin se ndeshja ndryshoi që në start, me penalltinë dhe kartonin e kuq kundër Laçit. Asnjë protestë nga trajneri vlonjat, i cili nuk polemizon as për një rast të Shtubinës në pjesën e dytë.

“Shkoi njësoj si në vizitën e fundit në Shkodër, por këtë radhë gjithçka u bë shumë e vështirë ndaj kartoni i kuq. Vuajtëm në pjesën e parë, por u përmirësuam në vazhdim dhe mund të barazonim, duke krijuar lojë e raste. Dhamë maksimumin, kërkonim fitoren, ndërsa frenimi i Partizanit na shtoi moralin për të marrë 3 pikë. Më vjen keq që nuk ia dolëm mbanë.

“Zero goditje në portë? Nuk dua të komentoj ato që thotë kryebashkiaku i Kamzës, edhe në Durrës tha të njëjtën gjë. Po të fitonim sot do ishim në vendin e katërt, nuk ka vlerë të merremi me llafe. Ne krijuam lojë, por nuk krijuam dot raste.

“Rasti i Shtubinës? Di që doli me portierin dhe u dha pozicion jashtë loje, por nuk mund të komentoj tani dhe nuk ka vlerë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online