Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Atdhe Nuhiu, ka dhënë një intervistë për tabloidin britanik “The Sun”, ku ka folur për vuajtjet e familjes së tij gjatë luftës në Kosovë dhe përgjegjësinë që ka si pjesë e përfaqësueses së futbollit. Sulmuesi i rritur në Austri e fillon intervistën duke kujtuar momentet e vështira që përjetonte kur merrte familjarët e tij në Prishtinë, nga Austria, shtet në të cilin emigroi që në fëmijëri.
VUAJTJET – “Çdo herë kur merrja në telefon familjarët në Prishtinë kisha frikë se mos do merrja vesh ndonjë lajm të keq. Me ato lajme që qarkullonin në ato kohë nuk mund të ishe asnjëherë i qetë. Familjarët e mi kanë përjetuar momente shumë të vështira, i duhej të qëndronin gjatë të gjithë ditës në bodrum për shkak të rrezikut të vazhdueshëm të bombave”,
“Populli ynë ka vuajtur shumë dhe sa herë që ne fitojmë atje është si një festë kombëtare. Njerëzit na vlerësojnë shumë. Biletat për ndeshjen ndaj Azerbaixhanit mbaruan pas 23 minutash. Sporti po u sjell shumë lumturi njerëzve tanë”.
PARAQITJE E NATIONS LEAGUE – “Jemi një përfaqësuese shumë e mirë për t’u krahasuar me kundërshtarët që patëm në “Nations League”. Nuk po tregoj mungesë respekti, pasi mund të shikosh ku aktivizohen lojtarët dhe e kupton se jemi në një nivel tjetër. Sot ne jemi shembuj për të gjithë fëmijet që na shikojnë dhe besojnë se dhe ata mund të bëhen futbollistë profesionistë si ne. Kjo gjë nuk ishte e mundur disa vite më parë dhe prandaj kemi për përgjegjësi krejt ndryshe kur luajmë me Kosovën”, përfundoi Nuhiu.