Vora do të garojë këtë sezon në Kategorinë e Parë dhe ka afruar disa lojtarë në merkato, Bie në sy Emiljano Veliaj, mesfushori i njohur që për vite të tëra ka luajtur në Superiore, madje duke fituar edhe Kupën e Shqipërisë me Besën e Laccin.
Vecc beratasit, te Vora është afruar edhe Florian Peqini, Alvi Gjonaj e Kevi Myslymi. Në provë momentalisht janë Arnold Hysenaj dhe Klodian Nuri. Sot ata kanë zhvilluar një miqësore me Ilirinë e Fushë-Krujës dhe e kanë fituar me rezultatin 5-2.
Nën urdhrat e trajnerit Fatmir Sala është vënë edhe Denis Xhaferri, i cili ka qenë vjet pjesë e Kastriotit. Në miqësoren e sotme madje ka arritur të shënojë edhe gol. Gjithashtu mësohet se ka arritur marrëveshjen edhe me sulmuesin Kabiru Dumoje. Nigeriani vjet ishte pjesë e krutanëve të ngjitur në Superiore.