Vora në “ethet” e mbijetesës, Maho: Veleçiku, finalja e radhës

Në ndeshjet e fundit të Kategorisë së Parë, zona Play-out në Grupin A, Vora e drejtuar nga Rezart Maho ka zhvilluar ndeshje të mira, por edhe ka marrë rezultate pozitive, duke i bërë një javë më parë edhe një parakalim në renditje skuadrës ë Shënkollit, me të cilën po rivalizon për mbijetesë.

Për SportEkspres.com, trajneri i Vorës, Rezart Maho, deklaron se kjo është finalja e radhës për mbijetesë, një nga më të vështirat deri në fundin e kampionatit: “Skuadra e Vorës kaloi një situatë e cila pati efekte, por nuk u dorëzuam plotësisht. Edhe pse mbetemi në “ethet” e mbijetesës, jemi ringritur e në javët e fundit dhe kemi marrë me meritë rezultate pozitive. Kështu edhe me Veleçikun të shtunën, një nga finalet më të vështira deri në mbyllje të këtij kampionati”.

Ndërkohë që Maho shpreh besimin se ekipi do të hyjë në këtë sfidë me të vetmin synim, fitoren: “Nuk jemi dorëzuar në synimin tonë për mbijetesë dhe ky besim na motivon më shumë për fitore edhe me Veleçikun. Kërkojmë vazhdimësi me fitoret tona deri në mbyllje të kampionatit, dhe të shtunën me Veleçikun do të jetë për ne finalja e radhës vetëm për tri pikët”, përfundoi deklarimin e tij tekniku i Vorës.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *