Pas përjashtimit të Këlcyrës dhe pamjeve tronditëse në Përmet, Kategoria e Dytë i kthehet futbollit, duke mos ofruar skena të dhunshme, të paktën këtë fundjavë.
Në grupin A Kukësi B ka ndalur barazimi Vorën kryesuese, duke i bërë një nder Veleçikut, që ka fituar ndaj Adës pa asnjë vështirësi. Fiton edhe Luzi, ndërsa Partizani B është mundur në Burrel nga Klosi, një ndër skuadrat më në formë në kampionat.
Në jug asnjë surprizë: Elbasani fitoi pa asnjë vështirësi ndaj Memaliajt, ashtu si Orikumi, që mposhti lehtësisht Përmetin. Albpetroli i vendit të tretë nuk luajti sot, ndërsa Butrinti fitoi në Përrenjas ndaj Domosdovës.
GRUPI A
Ada 0-5 Veleçiku
Klosi 2-1 Partizani B
Tirana B 0-2 Luzi 2008
Kukësi B 0-0 Vora
Internacional 3-2 Sopoti
Gramshi – Spartaku (Nuk u luajt nga moti i keq)
GRUPI B
Oriku 2-0 Përmeti
Delvina 7-1 Skrapari
Devolli 1-0 Tepelena
Domosdova 0-2 Butrinti
Elbasani 4-1 Memaliaj
Gramozi 1-3 Maliqi