Partizani pranon dorëheqjen e Starovës

0

Sulejman Starova është larguar përfundimisht nga drejtimi i Partizanit. Trajneri i të kuqve, kthyer në drejtim vetëm para pak javësh, për të ringritur një skuadër në krizë totale me Mark Julianon, tashmë ka ikur edhe vetë, duke reaguar ndaj humbjes poshtëruese 5-0 në Gjirokastër, ndaj Luftëtarit.

Menjëherë pas ndeshjes Starova paraqiti dorëheqjen dhe tashmë edhe drejtuesit e Partizanit e kanë pranuar atë, duke mos tentuar ta bindin Starovën të kthehet. Për momentin drejtimin e skuadrës e merr ndihmësi i Starovës, Klevis Dalipi, i cili mund do të jetë deri në fund të vitit, me mundësinë e konfirmimit deri në fund të sezonit.

Starova e nisi aventurën e tij të fundit te partizani me një humbje në Laç, por pas barazimit kundër Skënderbeut erdhën 4 fitore rresht mes kampionatit e kupës, ndaj disfata e rënë në Gjirokastër nuk pritej.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.