Jo vetëm gjoba dhe pezullime, por edhe dënime të veçanta. Bruno Labadia, trajneri i Volfsburgut, ka prezantuar kodin e ri të sjelljes në prag të fillimit të Budesligës. Dënime ndryshe për lojtarët që gabojnë dhe ata që nuk janë shumë të zellshëm.
“Gjobat janë të mira, por sistemet e tjera janë më efektive. Mendoj, për shembull, për të larë pjatat mbas drekës, ose për të shpërndarë pajisjet e stërvitjes te shokët e skuadrës.
Kemi krijuar një kod sjelljeje që e përcaktojmë si një trekëndësh loje. Ka të bëjë me respektin, përdorimin e telefonave celularë, shkurtimisht, rregull”, shpjegon trajneri për “Bild”. Në kodin e ri të klubit sqarohet se vetë lojtarët, do të jenë përgjegjës për zbatimin e sanksioneve.