Vogli: Ja pse Kastrioti votoi kundër të huajve, nuk do të jemi kalimtar

Kastrioti mund të jetë surpriza e këtij sezoni dhe zyrtari i klubit, Gazmend Vogli e mendon diçka të tillë. Ai flet në lidhje me merkaton që ka bërë ekipi i tij, por dhe seriozitetin në punën e zhvilluar nga trajneri Elvis Plori.

“Kemi ruajtur boshtin e sezonit të kaluar 7-8 lojtarë. Kemi afruar disa futbollistë të tjerë, mendojmë se janë cilësorë. Merkaton nuk e kemi mbyllur ende deri me 31 gusht kur do të mbyllet merkato mund të bëjmë 2-3 afrime të tjera. Nuk jemi keq as kështu, por të shohim se si do të shkojë”.

Kastrioti ishte kundër rritjes së numrit të të huajve në formacion. “Kemi 4 të huaj, kemi rënë dakord dhe me dy të tjerrë. 6 të huaj për 4 vende në formacion nuk janë shumë. Mendojmë se 4 të huaj janë të mjaftueshëm për një ekip shqiptar që t’i japim prioritet futbollit vendas dhe djemëve të rinj. Kemi ndjekur këtë linjë”.

Në fund nuk mund të mos flitet dhe për objektivat në këtë prag fillimi të kampionatit. “Objektivi kryesor i yni është mbijetesa. Kjo është primare, por rrugës do të shohim se çfarë do të ndodhë. Besoj se nuk do të jemi kalimtar”, – u shpreh ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online