Tomori vlerëson mbledhjen, “kunja” ndaj Skënderbeut

0

Zyrtari i Partizanit, Genc Tomori, foli pas mbledhjes së zhvilluar sot në Federatën Shqiptare të Futbollit ku ishin të ftuar të gjithë klubet dhe u diskutuan tema mjaft të nxehta. Ai foli dhe për Partizanin e tij.

“Futemi në këtë kampionat ashtu si gjithmonë, me pretendime, pasi jemi ndër 2-3 ekipet që kanë më shumë trofe. Vit pas viti, serioziteti rritet që nga presidenca, zyrtarët e klubit e deri te procesi stërvitor. Themi se ky do të jetë viti i ri i Partizanit. Jemi në këmbë në tokë dhe duam ta nisim mbarë!”, – u shpreh fillimisht ai.

“Sot ishte një mbledhje me risi, pasi jemi mësuar gjithmonë me Polici, por nuk duhet të ndodhë kështu. Jemi mësuar jashtë që gjithmonë ndeshjet janë me stjuartë dhe këtë praktikë duhet ta ndjekim në Shqipëri. E vështirë është, por duhet të bashkëpunojmë për të ia dalë mbanë. Partizani është gati për masat e reja, ka qenë gjithmonë gati. Ne jemi klub privat dhe ne kemi agjencinë tonë”.

Në fund nuk mund të mungonte dhe komenti për Skënderbeu-Partizani. “Kjo është një ndeshje derbi në ‘miniaturë’, pasi i vërteti është kundër Tiranës. Ekipi ynë nuk i trembet as Skënderbeut e askujt, do të shkojmë për të bërë lojën tonë dhe të marrim pikët që na duhen”, – përfundoi ai.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.