Pasi fitoi kundër Elbasanit të shtunën me golin e Jeton Dushit, Vëllaznimi i Gjakovës ka arritur të mposhtë dhe Besën e Kavajës. Kuqezinjtë triumfuan me rezultatin 2-1 kundër ekipit të Maganit në ndeshjen e zhvilluar në Durrës.
Golat e Besmir Fetahut dhe Almendin Muratit i dhanë fitoren ekipit nga Gjakova, që sezonin e kaluar u rrëzua nga Superliga e Kosovës.
Fundi i kësaj ndeshje ka përkuar dhe me fundin e fazës përgatitore që ekipi nga Kosova zhvilloi në qytetin bregdetar dhe Vëllaznimi është nisur menjëherë drejt Gjakovës pas fitores së sotme.
Besa e Kavajës-Vëllaznimi 1-2
(Mellugja (pen) / Fetahu, Murati)