Shqipëria U17 e nis me humbje, djemtë e Beqirit mposhten nga Anglia

Kombëtarja U17 e ka nisur me humbje turneun “Mercedez Benz Cup 2019”, që po zhvillohet në Turqi. Djemtë e Elvin Beqirit janë mposhtur 2-0 nga bashkëmoshatarët anglezë, për të cilët shënuan Lusala dhe Delap.

Trajneri shkodran e nisi ndeshjen me këtë formacion: Roko; Burgaj; Pjeshka; Preka; Tajari; Abazaj; Gjuzi; Dervishi; Papa; Kasemi; Mitaj(C). Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa përfaqësuesja e Anglisë shënoi dy herë në pjesën e dytë, duke arritur të fitojë ndeshjen.

Kuqezinjtë e vegjël do të zbresin përsëri në fushë ditën e martë. Përballë do të jenë vendasit e Turqisë dhe ndeshja do të nisë në orën 12:00. Në ndeshjen tjetër të zhvilluar sot, Turqia mposhti Moldavinë me rezultatin e thellë 4-0.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online