“Vllaznia u shthur”, Astrit Hafizi e ka me trajnerin Brdariç: Sa nervoz, mendova se do përshëndeste arbitrin

Astrit Hafizi ka komentuar humbjen e radhës të Vllaznia që ka dështuar ndaj Bylisit në shifrat 1-2. Shkodranët ishin në avantazhin e një goli me Dilaver, por do të përmbyseshin nga ballshiotët. I ftuar në “Supersport”, Hafizi tregon shthurjen e ekipit dhe faktin se trajneri Brdariç u tregua nervoz.

“Vllaznia është shthurur në minutat e fundit. Me dy korne, skuadra u kap e papërgatitur në mbrojtje dhe ishin kundërsulme të frikshme të kundërshtarit. Bradric u shfaq shumë nervoz dhe u pa kur shkoi te arbitri në mesfushë. Unë mendova se do t’i jepte dorën për ta përshëndetur, por nuk ishte kjo arsyeja, kishte pakënaqësi. Këtë herë nuk ia kishte fajin arbitri”, tha Hafizi. /Sport Ekspres/

One thought on ““Vllaznia u shthur”, Astrit Hafizi e ka me trajnerin Brdariç: Sa nervoz, mendova se do përshëndeste arbitrin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online