Renditja e Superiores/ Vllaznia rrezikon tre parakalime, Kukësi është dështimi më i madh

Pas dy ndeshjeve të para që u zhvilluan për javën e 24 të Superiores, kërkohet që t’i hidhet një sy tabelës së renditjes, pasi ka ndryshime të shpeshta. Pas humbjes së marrë ndaj Bylisit, Vllaznia do të humbas vendin e parë për herë të parë në gjithë këto javë.

Përkohësisht shkodranët mbeten ende në kryesim, por në ditën e nesërme do të jetë një tjetër histori. Nëse do të kemi një kombinim fitoresh të Teutës, Laçit dhe Partizanit, atëherë Vllaznia do të parakalohej nga dy skuadra dhe do të barazohej me pikë nga kryeqytetasit.

Një situatë e vështirë psikologjike ka goditur shkodranët që nuk po arrijnë që të gjejnë qetësi. Por nëse ka një dështim në këtë sezon, ai quhet Kukësi. Verilindorët ndodhen në vendin e 6 dhe vetëm 5 pikë më shumë se Kastrioti me 1 ndeshje më shumë të luajtur, pavarësisht investimeve të mëdha nga Safet Gjici për të ndërtuar një ekip për titullin kampion. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online