“Vllaznia nuk ka forcë”, Muça tregon pikën e dobët te shkodranët: Teuta duhet ta mundi, Tirana të godet edhe e dobët

Tirana arriti që të fitonte në shifrat 1-0 kundër Vllaznisë duke u futur sërish në luftën për titullin kampion. Nga ana tjetër pas këtij dështimi shkodranët do të luajnë përballë Teutës ku do të diskutohet një finale më vete. Nëse ekipi i Brdaric do të humbasë sërish kundër durrsakëve atëherë shpallja kampion do të bëhet mision shumë i vështirë.

Në analizën e bërë për “Rubrika Sportive”, Shkëlqim Muça është shprehur se Vllaznia nuk forcën në sulm dhe për këtë arsye Teuta duhet ta mundi në ndeshjen direkte pasi nuk i falen luhatjet.

“Pavarësisht oshilacioneve, Teuta ka cilësi dhe ishte përballë një Kukësi të pamotivuar. Edhe njëherë dua të theksoj, një skuadre të tillë nuk i falen këto oshilacione. Pas humbjes me Tiranën mendoja se nuk do reagonte. Por në fakt reagoi dhe arriti të fitojë. Tani i mbetet të fitojë me Vllazninë, është një ndeshje shumë vendimtare.

Vllaznia është një skuadër e organizuar, luan mirë në aspektin taktik, por nuk ka forcë. Është një skuadër që nuk ka shumë lojtarë që mund të shënojnë. Rasti i Dilaver mund të kishte dhënë një tjetër drejtim. Tirana, edhe kur është dobët të godet. Me këtë fitore, bardheblutë janë futur në garë për titull”, tha Muca. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online