Ka ardhur momenti për Çepelen! Djaloshi që theu rekord te Shqipëria, ka shansin ideal te Hanoveri

Ramen Cepele mund të bëhet gati për të provuar edhe debutimin e tij me ekipin e parë të Hanoverit. Pasi theu rekordin te Shqipëria duke luajtur ndaj Kosovës, mbrojtësi 18-vjeçar ka mundësinë më të mirë për të fituar besimin e trajnerit në Gjermani.

Kjo pasi Marcel Franke, qendërmbrojtësi që luante si titullar i padiskutueshëm është dëmtuar në kofshë dhe pritet të qëndrojë për disa kohë jashtë fushës së blertë. Për momentin te Hanoveri janë vetëm Basdas, Elez dhe Falette që diskutojnë dy vendet e qendrës së mbrojtjes.

Por asnjë prej tyre nuk garanton sigurinë maksimale dhe në mediat gjermane raportohet se trajneri ka hedhur sytë tek dy talentet e rinjë. Bëhet fjalë për Ramen Cepelen dhe Marc Lamti, por mbetet të shihet se cilin prej tyre do të zgjedh trajneri për t’i besuar mundësinë që të kalojnë në ekipin e parë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online