Vllaznia në hall për miqësore, shpresat te shqiptarët e Malit të Zi

Tekniku Armando Cungu kërkon që skuadra e tij të ketë ndeshje miqësore gjatë ditëve të qëndrimit në Berane. Vonesa e zhvillimit të kësaj faze për kuqeblutë ka bërë që skuadrat e planifikuara më parë për miqësore të jenë të angazhuara në kampionatin malazez. Megjithatë, drejtuesit janë vënë në lëvizje dhe kanë arritur mirëkuptimin me drejtuesit e klubit ulqinak të Otrant për të realizuar një miqësore me Vllazninë në Berane.

Nga sa thuhet, gatishmëria e drejtuesit të klubit ulqinak, Skender Rexha, ka bërë që futbollistët e skuadrës simpatike Otrant të udhëtojnë këtë fundjavë në Berane për t’u ndeshur me kuqeblutë. Përpos ulqinakëve, një tjetër alternative thuhet se është edhe një skuadër e kryeqytetit malazez, Podgoricë që mund të pranojë ftesën e Vllaznisë. Alternative tjetër rezervë është dërgimi në Berane i skuadrës së të rinjve të Akademisë Vllaznia, për t’i dhënë mundësi skuadrës së parë ta konsumojë një proces të tillë të nevojshëm në prag kampionati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *