Vllaznia ndjen mungesën e Brdariçit dhe shpërfytyrohet nga Egnatia, Kastrioti befason Partizanin dhe fluturon në vendin e 6

Kanë përfunduar dy sfidat e para të javës së 26 të “Abissnet Superiores“. Vllaznia nuk e ka marrë veten nga largimi i trajnerit, teksa ndjeu sot mungesën e Brdariçit në Rrogozhinë. Egnatia ka shpërfytyruar shkodranët me rezultatin 3-0, duke marrë tre pikë mjaft të vlefshme për lu.ftën në mbijetesë. Pedro Augusto ka qenë heroi i rrogozhinasve, pasi arriti të shkundër tre herë rrjetën e kuqebluve. Vllaznia u përpoq të ndryshonte diçka në pjesën e dytë, por në momentin më të mirë të tyre, Heriç largohet me karton të kuq, duke e lënë skaudrën me 10 lojtarë që nga minuta e 64-t.

Një tjetër befasi vjen nga Kamza. Kastrioti tregon dhëmbët edhe ndaj Partizanit, duke e mposhtur me rezultatin minimal 1-0. Sherif Kallaku humbi rastin t’i jepte një tjetër rrjedhë sfidës, pasi në minutë ne 57 dështon nga pika e bardhë e 11 metrave për të zhbllokuar rezultatin. Ndërkaq, për krutanët ishte Kaina ai që do të realizonte në minutën e 79, duke bërë që Kastrioti “të fluturojë” në vendin e 6 në renditje të “Abissnet Superiore”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online