“Jemi rastësisht këtu ku jemi“, Gega vlerëson Kukësin dhe nuk e fsheh dëshirën për ta mposhtur: Patjetër që brenda vetes…

Skënder Gega ka nisur aventurën e tij të në krye të Skënderbeut, ndërsa këtë fundjavë e pret një sfidë kundër së shkuarës. Përballë tij në fushën e lojës do të gjendet Kukësi, në krye të së cilit ishte sezonin e shkuar. Trajneri ka folur në konferencën e zakonshme për mediat, ku nuk e ka fshehur dëshirën për fitore.

“Në këto momente është koha për të marrë maksimumin. Patjetër që dëshira e gjithë ekipit të Korçës, lojtarëve, qytetit, por edhe e imja si trajner i ri është e padiskutueshme që do të marrim më të mirën. Ne do të përpiqemi. Jemi stërvitur këto ditë dhe jemi munduar të korrigjohemi aty ku kemi gabuar. Siç është një javë, nuk është java tjetër. Por e dimë që është ndeshje e fortë, Kukësi është ekip i fortë. Nuk është vetëm rastësisht aty ku është. Ne jemi rastësisht këtu ku jemi. Por do i marrim me radhë gjërat.

Të jemi të kujdesshëm, Kukësi është shumë ekip i mirë. S’duhet të jemi emocional. Patjetër që brenda vetes unë kam dëshirë të filloj me një fitore. Por është një ndeshje që asnjëherë nuk dihet përpara se të fillojë”, ka deklaruar Skënder Gega./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online