“E kemi parë Vllazninë, dy qendrat lënë shumë hapësira“, Ramadani pas fitores së thellë: Mund t’i shënonim edhe më shumë

Kanë përfunduar dy sfidat e para të javës së 26 të “Abissnet Superiores“. Vllaznia nuk e ka marrë veten nga largimi i trajnerit, teksa ndjeu sot mungesën e Brdariçit në Rrogozhinë. Egnatia ka shpërfytyruar shkodranët me rezultatin 3-0, duke marrë tre pikë mjaft të vlefshme për lu.ftën në mbijetesë. Pedro Augusto ka qenë heroi i rrogozhinasve, pasi arriti të shkundër tre herë rrjetën e kuqebluve. Vllaznia u përpoq të ndryshonte diçka në pjesën e dytë, por në momentin më të mirë të tyre, Heriç largohet me karton të kuq, duke e lënë skaudrën me 10 lojtarë që nga minuta e 64-t.

Një tjetër befasi vjen nga Kamza. Kastrioti tregon dhëmbët edhe ndaj Partizanit, duke e mposhtur me rezultatin minimal 1-0. Sherif Kallaku humbi rastin t’i jepte një tjetër rrjedhë sfidës, pasi në minutë ne 57 dështon nga pika e bardhë e 11 metrave për të zhbllokuar rezultatin. Ndërkaq, për krutanët ishte Kaina ai që do të realizonte në minutën e 79, duke bërë që Kastrioti “të fluturojë” në vendin e 6 në renditje të “Abissnet Superiore”. Pas përfundimit të ndeshjeve, trajnerët kanë dhënë intervistat e tyre për “Gol pas Goli“ në “Supersport“.

Ramadani (Egnatia): “E prisnim një fitore, sepse në dy ndeshejt e fundit morëm vetëm 2 pikë. Në ndeshjen e fundit kundër Partizanit humbëm 2 pikë nga mungesa e përqendrimit. Sot ishim më të përqendruar. Ishim më të disiplinuar. Kur e merr rezutlatin 3-0 mendon se ishte një fitore e lehtë, por nuk ishte e tillë. Në fillimin e pjesës së dytë kemi pasur shumë probleme për të nxjerrë ekipin në sulm. Mendoj se është një punë shumë e madhe të fitosh dhe të mos pësosh kundër Vllaznisë. Duhet të jemi realis. Nuk jemi një ekip i madh që kur kapim ritmin mund të shkojmë 7-8 ndeshje pa humbje. Vërehet një lodhje e madhe e ekipit. E meriton ekipi pak pushim. Do shfrytëzojmë këtë pauzë për të rekuperuar lojtarët me dëmtime. Kemi parë shumë ndeshje të Vllaznisë dhe kemi parë që dy qendrat e tyre lënë shumë hapësira. Kemi pasur mubndësi t’i ndëshkojmë edhe më shumë. Perdor ka edhe dy vite të tjera kontratë. Sa i përket rezultateve të skuadrave nga fundit, së pari na intereson vetja. “./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online