Brdariç ka rinovuar te Vllaznia duke u konfirmuar si trajneri i ekipit shkodran edhe për sezonin e ardhshëm. Në intervistën e dhënë për mediat nga sponsori i klubit, Alban Xhaferi, ky i fundit ka folur për arritjen e kësaj marrëveshje dhe njëkohësisht duke shpalosur objektivin për sezonin e ardhshëm.
“Ne kemi qenë dakort për të vazhduar projektin, por kanë qenë disa diskutime teknike dhe modalitet për disa kushte që jemi marrë vesh, arritëm dakortësinë. Vazhdojmë projektin pasi Vllaznia tani është në nivel tjetër dhe do të përfaqësohet denjësisht edhe në Europë.
Objektivat dihen tani, Vllaznia kërkon titullin kampion dhe Kupën e Shqipërisë. Po kërkojmë lojtarë cilësor, financat janë aty. I kam thënë grupit teknik që mos të kursehen për futbollistët cilësor pasi jam i gatshëm për të paguar”, tha Xhaferi. /Sport Ekspres/