Vllaznia gati, Hasan Lika: Tani nis më e vështira!

0

Vllaznia e nis fazën e tretë në transfertë, pasi në javën e 19-të do të luajë në Peshkopi ndaj Korabit vendas. Në këtë përballje te skuadra shkodrane pritet të ketë ndryshime në përbërje dhe grupi nuk do të jetë i plotë, pasi do të mungojë mbrojtësi Malota, por ka sinjale rikthimi të kapitenit Gilman Lika pas dëmtimit që e mbajti jashtë fushe për dy javë.

Gjithsesi, trajneri Hasan Lika mendon se është e zakonshme në rrugëtimin e çdo sezoni të ketë mungesa. Për SportEkspres.com, ai deklaron se tashmë nis pjesa më e vështirë e këtij kampionati dhe kujdesi do të jetë maksimal me çdo kundërshtar në tetë ndeshjet e mbetura. Kështu, edhe ndaj Korabit so tentohet  fitorja nga skuadra e drejtuar prej tij.

“Ne nuk e nënvlerësojmë asnjë skuadër në garë, aq më shumë tani në fazën e tretë ku pikët janë përgjysmuar. Ne do vazhdojmë rrugën tonë dhe ndaj Korabit do të luajmë me motivin e fitores, pa  e nënvleftësuar si kundërshtar. Tashmë nis pjesa më e vështirë e këtij kampionati dhe kujdesi do të jetë maksimal me çdo kundërshtar në tetë ndeshjet që do luajmë”, u shpreh Lika.

Në Grupit A, me përgjysmimin e pikëve, Vllaznia renditet në vendin e parë në zonën Play-off me 22 pikë. Ndërsa Korabi pozicionohet në vendin e katërt, me 14 pikë. Dibranët synojnë që në ndeshjet e fazës së tretë të hedhin “piketat” për sezonin e ri.

AGRON KAJA

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.