“Vllaznia është fituesi moral”, Hasanbelliu zbulon arsyen e festës në Laç: E dija se dolëm kampion me 4 gola para

Pas shumë vitesh investime, më në fund Edmond Hasanbelliu ka arritur të shijojë një titull kampion me Teutën. Presidenti i durrsakëve ka ndarë me mediat gëzimin e tij për këtë sukses madhor, por në të njëjtën kohë nuk i kursen as meritat për Vllazninë. Hasanbelliu i kthehet pas edhe asaj feste të bërë pas barazimit me Laçin, por arsyeja e vetme ka qenë sespe mendonte se skuadra e tij ishte shpallur kampion pas atyre 90 minutave.

“Jam i lumtur për gjithë durrsakët. Më në fund u dërgova një titull kampion pas 27 vitesh. Ne kemi fituar titullin, por fituesi moral është Vllaznia. Bravo Vllaznisë për atë që ka bërë në këtë sezon. Në ndeshjen e shkuar u gëzova shumë, ishte emocionuese. Por unë e dija se kishim dalë kampion aty. E dija se ishim 4 gola para Vllaznisë jo 1. U pendova për atë festë“, ka deklaruar Edmond Hasanbelliu./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online