Vllaznia – Dinamo, sa shumë histori në një sfidë të dëshpëruar

Sot luhet dhe ndeshja e parë e javës së tretë në Kategorinë e Parë. Sfida hapëse e kësaj jave është ajo mes Vllaznisë dhe Dinamos. Nëse nuk do dihej se në cilën Kategori po luhej, për dikë kjo ndeshje do të ishte një kopertinë për futbollin shqiptar, por skuadrat ndodhen në pozita që nuk i kishin menduar një dekadë më parë.

Dinamo prej vitesh rënkon në nivelin e dytë të futbollit shqiptar, ndërsa Vllaznia e pa veten që të rrëzohej pikërisht në 100 vjetorin e krijimit të saj. Një sfidë e dëshpëruar nga dy emra që së bashku kanë fituar 45 tituj e Kupa së bashku. Sot, ato tituj janë vetëm histori, pasi tani të dyja ekipet kërkojnë dritën në fund të tunelit, që të rikthen sa më në elitë.

Pas dy javës, si kryeqytetasit ashtu dhe shkodranët janë në kuotën e 6 pikëve, megjithatë kampionati sapo ka nisur dhe kanë një rrugë të gjatë përpara. Vërtetë keqardhje, që një ndeshje e tillë luhet në Kategorinë e parë, ndërsa para një dekade ishte një sfidë për titullin kampion, në Kategorinë Superiore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *