Vllaznia bën surprizën e bukur pak orë përpara ndeshjes, përballja me Krajovën do të transmetohet pa pagesë

Vllaznia ka lumturuar tifozët pak orë përpara ndeshjes kundër Universitatea Krajovës. Klubi kuqeblu ka bërë të ditur surprizën e bukur se ndeshja e sotme do të transmetohet falas në “RTSH 1”. Skuadra shkodrane nuk ishte e kënaqur me ofertat e mbërritura deri para pak ditësh dhe kishte marrë vendimin për të mos e shitur sinjalin e transmetimit.

Por situata ka marrë një rrjedhë krejt tjetër ditën e sotme dhe të gjithë sportdashësit mund ta ndjekin sfidën e vlefshme për turin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës pa pagesë në ekranin e Radio Televizionit Publik Shqiptar.

“Për të gjithë tifozët e Vllaznisë në mbarë Shqipërinë dhe mbarë botën dhe që nuk do të jenë të pranishëm sonte në “Loro Boriçi”, ju njoftojmë se ndeshja do të transmetohet në RTSH1 nga ora 21.00”, shkruan klubi Vllaznia në njoftimin e shpërndarë përmes faqes zyrtare në “Facebook”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online