Igli Tare në negociata për goditjen e madhe, punon për të sjellë te Lacio… Marcelon

Roma ka bërë një merkato të suksesshme deri më tani, duke sjellë në skuadër një lojtar të një niveli të lartë si Dibala. Në anën bardhekaltër të kryeqytetit duket se nuk kanë ndërmend të qendrojnë duarkryq, por synojnë ti përgjigjen me emra të mëdhenj. Së fundmi Marcelo i është ofruar Lacios dhe Igli Tare ka nisur nga puna për të gjetur gjuhën e përbashkët me lojtarin.

Mbrojtësi brazilian u largua këtë verë nga Reali i Madridit, ku ka arritur të fitojë trofetë më të rëndësishëm në karrierë, veçanërisht Ligën e Kampionëve. Problemi deri më tani qendron te paga e lojtarit, teksa ai kërkon një kontratë 3-vjeçare me 2.5 milionë euro në sezon.

Një shifër kjo që shkon përtej buxhetit të Lacios për këtë sezon. Tare dhe Lotito po marrin kohën e tyre për të vlerësuar gjendjen fizike të Marcelos dhe për të negociuar për një rrogë më të ulët. Një emër si Marcelo me fanellën bardhekaltër padyshim që do të ishte një goditje e madhe për Lacion, sidomos në pjesën e prestigjit dhe atë çfarë do të sjellë në dhomat e zhveshjes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online