Chelsea po lu.fton për të mbajtur Brojën, Fabrizio Romano: Tuchel-i është tifoz i madh i Armandos

Negociatat për Armando Brojën vazhdojnë në Londër. West Ham po shtyn për të siguruar kartonin e lojtarit shqiptar, ndërsa në krahun tejtër Chelsea duket se po lu.fton fort për ta mbajtur në “Stamford Bridge”. Huazimi nuk është më një mundësi, teska Broja e ka bërë të qartë vendimin e tij: “Ose siguri për formacionin në ekip të parë, ose largohem përfundimisht”. Por ideja e largimit nuk i pëlqen aspak trajnerit Tuchel, i cili ka një vlerësim të lartë për 20-vjeçarin. Madje siç raporton edhe eksperti i pagabueshëm i merkatos, Fabrizio Romano, “është një tifoz i madh i Brojës”.

“Chelsea dhe West Ham-i janë ende në negociata të drejtpërdrejta për marrëveshjen e Armando Brojës. Chelsea tani po lu.fton për ta mbajtur Armandon. Tuchel-i është një tifoz i madh i tij, do që të qendrojë. West Ham-i po shtyn ende. Më kanë thënë se nuk ka asnjë mundësi për huazim, vetëm lëvizja përfundimtare po diskutohet”, shkruan Fabrizio Romano në llogarinë e tij zyrtare në “Twitter”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online