Vllaznia B e “blinduar” ndaj Tërbunit, Kraja: Të fitojë më i miri!

Vllaznia B luan një transfertë të vështirë në Pukë nesër. Tërbuni thuajse e ka siguruar ngjitjen në Kategorinë e Parë, pasi i duhet vetëm një pikë për t’i mbyllur llogaritë. Ervis Kraja, trajneri i Vllaznisë B, duket se po e “shqetëson” skuadrën pukjane. Për këtë transfertë ai ka marrë 5 përforcime nga skuadra e parë e Vllaznisë.

“Ne e kemi vlerësuar shumë transfertën tonë në Pukë dhe ndaj Tërbunit të dielën do të kemi 5 përforcime nga skuadra e parë e Vllaznisë: Kruja, Pusi, Gurishta, Krymi dhe Hajdari. Pa harruar edhe pjesën tjetër që ka Vllaznia B, me Borshin, Ruçin e disa të tjerë lojtarë titullarë të këtij sezoni. Uroj që kjo ndeshje të ketë vëmendjen e duhur në të gjitha drejtimet”, shprehet Kraja.

Mër tej ish-qendërmbrojtësi shton:  “Ky vlerësim i yni nuk do të thotë se jemi armiq me Tërbunin. Do të shkojmë për të luajtur një derbi të pastërt e të bukur dhe në fund të fitojë më i miri. Skuadra pukjane është një hap drejt ngjitjes në Kategorinë e Parë, por ne nuk e mbivlerësojmë. Shpresoj që të ketë shumë tifozë pukjanë në këtë sfidë dhe pres një ndeshje shumë të bukur”.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online