Vlerësimi për Gjimshitin/ Në Itali shpallet ylli i ndeshjes Atalanta-Juventus: Tani vesh dorezat, bëhet edhe portier

Gjimshiti ishte lojtari më i mirë në ndeshjen Atalanta-Juventus e përfunduar me rezultatin 1-0  në favor të ekipit nga Bergamo. Media italiane “Calciomercato” e ka vlerësuar mbrojtësin shqiptar si lojtarin më të mirë, me notën 7.5. Gjithashtu kjo media ka vlerësuar veçanërisht Gjimshitin për faktin se nuk lejoi Moratën dhe Dybalën të shënonin gol në portën e Atalantën. Në minutën e 33-të, Gjimshiti u kthye në shpëtimtarin e skuadrës, ku largoi një gol të sigurt të Moratës.

“Ka detyrën e vështirë që të ngadalësojë Dibalan, por gjithashtu nuk lejon as De Ligt që të godasi me kokë nga goditjet e këndit. Përdor trupin për të sprapsur sulmet e Cuadrado-s. Ruan rezultatin 0-0 pas goditjes së Moratas, duke e kthyer veten në portierin e ri të Atalantës pasi vesh dorezat. I heq entuziazmin Dibalës dhe nuk zmbrapset as 1 cm. Shumë mirë, e meta e vetme që mori karton të verdhë, por sërish e nevojshme”, shkruhet në vlerësim.

Berat Gjimshiti është shndërruar në një lojtar të klasit botëror tek Atalanta, pas dy vitesh eksperiencë në Champions League. Gjithashtu tek Shqipëria është absolutish lojtari më i mirë, çka ka bërë që edhe shumë tifozë ta cilësojnë si kapitenin moral. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *