VIDEO/ Ndeshje e pazakontë te Lacio-Benevento! 3 penallti, 2 autogola dhe 1 realizim i anuluar

Ndeshja mes Lacios dhe Beneventos ka prodhur shumë kronikë gjatë ditës së sotme dhe ishte disi e pazakontë. Kryeqytetasit kanë fituar në shifrat 5-3, por më shumë sesa 8 golat e shënuara në 90 minuta, mënyra sesi është mbërritur në këtë rezultat nuk shihet shpesh.

Për fitoren e Lacios kanë menduar lojtarët e Beneventos që kanë tundur rrjetën e tyre dy herë, me autogolat e Depaoli dhe Montipo. Arbitri do të akordonte dy penallti për Lacion, teksa në të parën Correa e dërgoi në rrjetë, ndërsa Imobile do ta shpërdoronte.

Por pavarësisht gabimit nga 11-metrat, Imobile arriti që të realizonte dopietë ndaj Beneventos. Nga krahu tjetër është akorduar edhe një penallti për Beneventon ku Sau gjeti rrjetën, ndërsa goli i anuluar te Lapadula mund ta bënte edhe më dramatike ndeshjen që Lacios t’i ikte fitorja nga duart pavarësisht se pa veten në avantazhin 4-1. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online