VIDEO/ Teuta hakmerret për eliminimin nga Kupa me një ish të Skënderbeut, Laçi mban hapin e pretendetëve

Janë mbyllur edhe dy ndeshjet e orës 16:00, që ulin siparin e javës së 28 të Kategorisë Superiore. Teuta është hakmarrë për eliminimin nga Kupa e Shqipërisë. Skënderbeu i hoqi pak ditë më parë finalen nga duart, por bregdetarët kanë shlyer gjithçka në kampionat. Madje është një ish-bardhekuq ai që sjell fitore. Goli i Devi Bregut ka mjaftuar që Teuta të dalë me 3 pikët nga fusha dhe të rrëmbejë sërish kreun e renditjes.

Ndërkohë në krahun tjetër Laçi ka mposhtur Bylisin me shifrat 2-1. Mallakastriotët nuk kanë shfrytëzuar atë asist të djeshëm nga Partizani, për t’ju afruar edhe më shumë Kastriotit në renditje. Kurbinasit zgjidhën ndeshjen në vetëm dy minuta. Në minutën e 54 Deliu zhbllokon rezultatin, ndërsa vetëm dy minuta më vonë Prenga shënon golin e fitores. Bylisi kundërpërgjigjet shumë vonë. Penalltia e konvertuar në gol nga Ndreca në sekondat e fundit nuk mjafton për të dalë me pikë nga ky takim. Ekipi i Shpëtim Duros mban kështu hapin e pretendentëve, duke qendruar në vendin e 4-t, me vetëm 4 pikë larg Teutës kryesuese./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Skënderbeu-Teuta 0-1 Bregu p 42′

Skënderbeu: Dajsinani, Meksi, Vitija, Bajrami, Sadriu, Zguro, Mara, Taipi, Zhan Viktor, Berisha, Mensah
Trajner: Migen Memelli

Teuta: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Xhekson, Aleksi, Daja, E. Vila, L. Vila, Bregu, Gruda
Trajner: Edi Martini

Laçi-Bylis 2-1  Deliu 54′, Prenga 56’/ Ndreca 90’+3′ (p)

Laçi: Sherri, Marku, Malota, Ignjatoviç, Bytyçi, Kërçiku, Deliu, Shehu, Musta, Prenga, Xhixha
Trajner: Shpëtim Duro

Bylis: Qirko, Ymeraliaj, Stojanoviç, Preka, Trumci, Desançiç, Lorran, Mehmetllari, Nebihu, Ndreca, Antoni
Trajner: Veljko Dovedan

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online