Vlerësimi i lojtarëve shqiptarë në Itali/ Strakosha nuk kishte faj për 4 golat, Atalanta i vinte nga të gjitha anët

0

Nga Klaudio Ndreca

Thomas Strakosha është duke e vuajtur së tepërmi presionin e Pepe Reinës si portieri i dytë i Lacios, teksa pret mundësinë e parë që do t’i vijë nga Inzagi për t’i hapur telashe gardianit shqiptar. Në fillimin e kampionatit të Serisë A nuk po tregohet shumë siguri nga ana e Strakoshës. Atalanta i ka shënuar katër gola në mbrëmjen e sotme, ndërsa “Tuttomercatoëeb” është ndër të vetmet që e ka shfaqësuar.

Me notën 6 që mbetet nga më të lartat, në arsyetimin e këtij vlerësimi thuhet: “Shumë pak faj në golat e pësuara. Atalanta po i vinte nga të gjitha anët dhe nuk mund të bënte mrekulli”. Ndërkohë në mediat e tjera Strakosha ndan notën mes 4.5-5, duke u ndikuar së tepërmi nga numri i lartë i golave të pësuara.

Nga ana tjetër Berat Gjimshiti ka bindur edhe njëherë me performancën e zhvilluar ndaj Lacios. Mbrojtësi i Shqipërisë është vlerësuar mesatarisht 6-6.5 në mediat italiane, që mbetet e lartë pasi ka zhvilluar vetëm 45 minuta. Arsyeja? Me kartonin e verdhë do të ndëshkohej që në minutat e para të takimit, ndërsa në fundin e pjesës së parë mori edhe paralajmërimin se në faullin tjetër do të ndëshkohej me të kuq. Duke parë situatën dhe një ndeshje shumë të tensionuar, atje ku arbitri është detyruar të nxjerrë dhe njëkohësisht të kursejë në disa raste kartonin e kuq, Gasperini nuk zgjodhi të rrezikojë më tepër dhe e zëvendësoi Gjimshitin. Për gjithë pjesën tjetër rreth mënyrës së perceptimit për aksionet e kundërshtarit, Berati vazhdon të jetë muri i pathyeshëm. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.