Kur të thërret atdheu, lojtari armen braktis klubin dhe mobilizohet për luftë

Kaukazi jugor është në një kaos të vërtetë, teksa dy shtete fqinje Armenia dhe Azerbaxhani i kanë shpallur luftë njëra-tjetrës. Pavarësisht se jemi në kohën e paqes, duket se këto dy shtete e kanë marë mjaft seriozisht, sepse e gjithë popullsia e dy shteteve është shpallur e gatshme t’i bashkohet betejës.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe lojtari armen, Varazdat Haroyan i skuadrës greke, Larisës, i cili ka braktisur klubin dhe është mobilizuar për të marë pjesë në luftë. Lajmin e ka bërë të ditur agjenti i lojtarit, i cili i ka dërguar një mesazh skuadrës greke ku i ka njoftuar se Haroyan do t’i bashkohet një beteje më të rëndësishme sesa futbolli.

“28-vjeçari Haroyan është mobilizuar, si të gjithë qytetarët armenë nën moshën 40 vjeçë dhe tashmë është në zonën e luftës” , ishte mesazhi i dërguar nga agjenti drejt skuadrës së Larisës./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online