Erdhi si sozia e Kakasë tek Milani, braziliani largohet si “dështak” drejt Francës

Paqueta ishte shpresa e Milanit, për të rikthyer “Kakanë” e artë në Sansiro. Braziliani kishte kaluar një sezon mjaft të shkëlqyer tek Flamengo, ku ishte njohur për cilësitë e tij në driblime dhe sprint, që të kujtonin ish Topin e Artë të vitit 2007. Lucas e filloi mjaft mirë sezonin e parë me kuqezinjtë, duke dhuruar “shoë” me driblimet e tij në fushë.

Por mos-ambientimi me skemat e trajnerëve, bën që 23 vjeçari të mos e gjente ritmin e duhur. Gjithashtu dëmtimet ishin një faktor kyç në dështimin e tij tek Milani dhe për këtë arsye agjenti i tij i sugjeroi që të largohej drejt Lionit. Ekipi francez ka arritur një akord total me “djallin” e me lojtarin dhe pritet që të kryejë vizitat mjekësorë ditën e sotme. Këtë lajm e konfirmuar gazetari Guillaume Maillard-Pacini, i cili tha se gjithçka është gati për përfundimin e transferimit.

“Paqueta është në Lyon. Po kryen ekzaminimet mjekësore. Ne presim tymin e bardhë. Klubi ka rënë dakord mbi gjithçka me Milanin”,- u shpreh gazetari./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online