Vlerësim i madh vjen për Myrto Uzunin para ndeshjes së Shqipërisë, kthehet në lojtarin më të shtrenjtë në La Liga 2

Myrto Uzuni ka marrë një tjetër vlerësim të madh para ndeshjes të Shqipërisë. Kuqezinjtë do të përballen kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe në muajin qershor. Padyshim që sulmuesi nga Uznova do të jetë pika më e fortë e kuqezinjëve.

Sezoni fantastik te Granada u kurorëzua me shpalljen kampion në La Liga 2 dhe ngjitjen në elitën e futbollit spanjoll. Për shkak të 23 golave të shënuara, kartoni i Uzunit është rritur edhe me 1 milionë euro të tjera, duke shkuar në kuotën e 9 milionë eurove. Kaq mjafton që Uzuni të jetë lojtari më i shtrenjtë i La Liga 2 duke lënë mbrapa Jorge De Frutos, që kap vlerën e 8 milionë eurove. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online