Trajneri kalon nga Tirana dhe firmos te Partizani, bën hapa përpara në karrierë edhe te Shqipëria

Trajneri Fatjon Muhameti ka bërë një ndryshim në karrierë. Pasi drejtonte te grupmoshat e Tiranës, ka kaluar te ato të Partizanit. Ishte vetë tekniku që zyrtarizoi këtë lëvizje, teksa tani do të jetë pjesë Partizanit U-17.

Gjithashtu për Muhametin ka edhe një ndryshim te Kombëtarja, teksa tani nuk do të jem më pjesë e Shqipërisë U-15 si zëvendës trajner, por ka shkuar te ajo U-17, me një hap përpara në karrierë.

“Nga sot fillon një etapë e re në karrierën time si trajner. Jam promovuar te Kombëtarja U-17 si zëvendës trajner dhe filloj një detyrë të re te U-17 e Partizanit si trajner i parë”, shkruan Muhameti. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online