Myrto Uzuni ka marrë një tjetër vlerësim të madh para ndeshjes të Shqipërisë. Kuqezinjtë do të përballen kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe në muajin qershor. Padyshim që sulmuesi nga Uznova do të jetë pika më e fortë e kuqezinjëve.
Sezoni fantastik te Granada u kurorëzua me shpalljen kampion në La Liga 2 dhe ngjitjen në elitën e futbollit spanjoll. Për shkak të 23 golave të shënuara, kartoni i Uzunit është rritur edhe me 1 milionë euro të tjera, duke shkuar në kuotën e 9 milionë eurove. Kaq mjafton që Uzuni të jetë lojtari më i shtrenjtë i La Liga 2 duke lënë mbrapa Jorge De Frutos, që kap vlerën e 8 milionë eurove. /Sport Ekspres/