“Bëmë baba të të ngjaj!”. Një shprehje shqiptare, e cila i shkon më së miri për shtat Kristiano Zhunjor, djalit të yllit të madh të futbollit, Kristiano Ronaldo. Portugezi sapo ka nisur karrierën te Juventusi, por duket se djali i tij do të ndjekë hapat e të atit.
CR7 postoi një fotografi me djalin, Kristiano Zhunjor, me trofeun që vogëlushi ka fituar me ekipin e 9-vjeçarëve të Juventusit. Në trofe shkruhej “Parabens”, që do të thotë “Urime”. Menjëherë pas transferimit të Ronaldos në Torino, djali i yllit bardhezi nuk ka humbur kohë dhe i ka mahnitur të gjithë në akademinë e klubit.
8-vjeçari debutoi me 4 gola të shënuar në muajin shtator te Juventusi, ndërsa tashmë fitoi edhe kupën e parë. Ndërkohë, edhe pesë herë fituesi i “Topit të Artë” po e shijon aventurën në Itali, duke shënuar 11 gola në 19 ndeshje, ndërsa “Zonja e Vjetër” vazhdon ecurinë perfekte në Serinë A.
Kristiano Ronaldo e mbështeti djalin e tij drejt rrugës për t’u bërë futbollist. Ai tha: “Kristiano Zhunjor është shumë konkurrues. Më ngjan mua kur isha i vogël. Nuk i pëlqen të humbasë. Jam 100 përqind i sigurt se kur të rritet do të bëhet si unë”.