Vjen firma, Skënderbeu e nis merkaton me talente

Skënderbeu ka mbyllur marrëveshjen me një lojtar të talentuar të Kosovës U21. Emri i mbrojtësit Leonat Vitija kishte disa ditë që po qarkullonte dhe korçarët e kanë bindur 18-vjeçarin të nënshkruajë, gjë që e kanë konfirmuar familjarë të tij raporton Gazetaolle.com.

Vitija sezonin e fundit ka qenë pjesë e KEK-ut në IPKO Superliga e Kosovës. Skënderbeu e kishte futur në “qark” dhe tani mbrojtësi do të luajë Superiore sezonin e ardhshëm. Kampionët e Feronikelit gjithashtu kishin shfaqur interes për të, ashtu sikurse edhe Prishtina që e ka pasur në ekip.

I riu ka qenë pjesë e Kosovës U19 dhe ka luajtur rregullisht, ndërkohë që së fundmi ka provuar të debutojë edhe për Kosovën U21. Treguesit janë të qartë dhe kemi të bëjmë me një lojtar me të ardhme, që Skënderbeu synon ta shesë jashtë vendit, sikurse edhe ka bërë me të tjerë lojtarë më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online