Vjen edhe firma, “demi” Atanda bëhet me ekip të ri

Sodiq Atanda lë Superioren dhe do të luajë sezonin e ardhshëm në Izrael. Qendërmbrojtësi nigerian nuk e ka pranuar ofertën e “demave të kuq” për të rinovuar dhe do ta vijojë karrierën me Hapoel Kfar Saba. Së fundmi ai edhe ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me klubin kampion të ligës së dytë

Një eksperiencën e re për Atandën, i cili për herë të parë në Shqipëri u aktivizua me Apoloninë. Në janar të vitit 2016 ai iu bashkua Partizanit dhe vitin e fundit ia doli të shpallej kampion. Me përfundimin e kontratës mendoi të bënte një lëvizje për më mirë, duke shkuar në një kampionat më të fortë dhe ku financiarisht përfiton më shumë.

Atanda regjistroi sezonin më të mirë vjet, teksa luajti në 30 ndeshje dhe akumuloi 2624 minuta. Nigeriani e ndihmoi goxha ekipin në fitimin e titullit kampion, teksa ish-trajneri Skënder Gega e aktivizoi atë shpesh edhe në qendër të mesfushës, ku mbuloi mungesën e Bruno Telushi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *