Vjen divorci i paralajmëruar, Josa lë Tiranën

0

Priti gjatë, natyrisht duke pasur një kontratë në dorë, por tashmë Mirel Josa e ka vendosur, nuk do të vazhdojë më te Tirana. Trajneri bardheblu prej ditës së sotme ndahet me Tiranën dhe e ka konfirmuar për Supersportin, diçka që në fakt ishte në ajër prej ditësh dhe gjithçka është zvarritur për një arsye të thjeshtë: paratë.

Josa nuk pranonte prishjen e kontratës pa u paguar, ndërsa Refik Halili kërkonte divorc pa shpenzime, pasi fundja Tirana ra nga kategoria dhe në një farë mënyre edhe Josa kishte përgjegjësinë e vet, përtej faktit se ishte një sezon skandaloz, ku gjithçka shkoi keq.

Para pak ditësh Josa e Halili patën një takim, ku nuk u arrit në asnjë përfundim, por tani është mbyllur gjithçka, edhe pse nuk dihet ende saktësisht si është zgjidhur ana financiare.

Për momentin Tirana do ta nisë stërvitjen me ndihmëstrajnerët Ivan Gvozdenoviç e Emanuel Egbo, ndërsa nuk dihet ende nëse do të konfirmohet kjo dyshe për ndeshjet në Europa League.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.