Euro U-21 dhe Kupa e Konfederatave u bënë pronë e Gjermanisë javët e fundit, me të rinjtë gjermanë që kanë treguar një nivel të jashtëzakonshëm.
Megjithatë, edhe triumfet e kanë një fund, sepse në Kampionatin Europian U-19 Gjermania është eliminuar që në çerekfinale.
Në ndeshjen e tretë në grup, që duhej ta fitonte patjetër, Gjermania u ndesh me Anglinë kryesuese, që kishte 6 pikë në dy ndeshje, kundrejt 3 të gjermanëve.
Përfundoi 4-1 për anglezët e vegjël, me të gjithë golat që u shënuan në pjesën e dytë.
Ben Brereton dhe Rajan Sesenjon shënuan nga dy gola dhe Anglia la jashtë Europianit rivalin e përjetshëm.