Kukësi në telashe, policia e ndalon në Austri

Histori e pabesueshme ajo që vjen nga Austria, ku raportohet se Kukësi është përballur me policinë austriake.

Citynews.al shkruante mbrëmë se disa lojtarë e drejtues të klubit kampion janë marrë në pyetje, si dhe u janë konfiskuar telefonat.

Mes tyre janë portierët Enea Koliçi e Ervis Koci dhe mbrojtësit Ylli Shameti, Albert Serran, Rustem Hoxha e Simon Rrumbullaku, por edhe trajneri Ernest Gjoka.

Nuk ka ende konfirmime zyrtare nga klubi, dhe nuk dihet as arsyeja, por me siguri lidhet me ndeshjet e fundit miqësore, pas akuzave nga Federbet për trukime.

Sport Ekspres mëson nga burime në klubin kuksian se ngjarja ka ndodhur mbrëmë, të gjithë janë lënë të lirë pas marrjes në pyetje, por nuk ka ende një version zyrtar pse janë ndaluar nga policia austriake.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online