Viti ters i Llullakut, Kazakistani nuk doli si pritej

Makineri golash në Rumani, një lojtar dosido në Kazakistan. Azdren Llullaku largohet nga Astana vetëm 6 muaj pas nënshkrimit të një kontrate 2-vjecare me klubin më të suksesshëm dhe të pasur kazak kéto vitet e fundit.

Sulmuesi 29-vjeçar do të mbetet në pronësi të Astanas, por do të huzohet te Toboli, po në kampionatin kazak. Një zhgënjim total, kështu mund të cilësohen muajt kazakë të smuesit tonë. Edhe pse është aktivizuar në 17 ndeshje në kampionat për një total prej 888 minutash, Llullaku ka mundur të realizojë vetëm një gol, atë në fitoten 3-1 ndaj Akzhajik, në javën e tretë.

Skuadra e re e Llullakut, Toboli, aktualisht renditet në vendin e 5-të me 25 pikë, 20 më pak se Astana kryesuese. Megjithatë, Toboli nuk ka ambicie të mëdha dhe presioni mbi Llullakun mund të jetë më i vogël, për ta lejuar të shprehet më mirë.

Llullaku nuk ka pasur fat këtë vit as me kombëtaren, sepse ka luajtur titullar kundër Izraelit në Elbasan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *