Viti nis me një largim, lëvizja e parë te Skënderbeu

Ashtu sikurse kishim paralajmëruar, ashtu edhe ka ndodhur. Largimi i parë i Skënderbeu është një nga afrimet e verës, konkretisht Realdo Fili. Korçarët kanë nisur përgatitjet dhe fieraku nuk është vënë nën urdhrat e trajnerit Orges Shehi.

Faksimile e lajmit të publikuar më 27 dhjetor në SportEkspres

SportEkspres.com mëson se bashkëpunimi mes palëve është mbyllur dhe Fili tanimë duhet të gjejë një tjetër ekip. Vetë lojtari kishte shprehur dëshirën për të ikur dhe drejtuesit e Skënderbeut nuk janë bërë pengesë.

Futbollisti 22-vjeçar të korçarët u aktivizua vetëm në 10 ndeshje, tre prej të cilave nga minuta e parë. Në të shkuarën sulmuesi anësor ka qenë pjesë e Apolonisë, Partizanit e Kamzës. Tanimë pret ofertën e duhur dhe dëshira është të bëhet pjesë e një ekipi ku të gjejë hapësira.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online