“Gjithçka nisi me një picë, ju tregoj si më ndryshoi jetën Panuçi”

Nëse shikoni konferencat për shtyp të Kristian Panuçit, mund ta kuptoni shumë mirë se ai stil përdoret prej tij edhe në jetën private. I drejtpërdrejtë, ndërkohë që shpesh lëshon edhe batuta. Sigurisht ndoshta duhet të ishte ndonjëherë më i qetë. Ashtu është gatuar dhe ndryshimi mund të vijë me kohën. Mund.

Bashkëshortja e tij Samanta Togni, ka folur së fundmi dhe ka zbuluar se si është njohur me Kristianin. “Kur ai u emërua si trajner i Ternanës, Kristian më propozoi të shiheshim për një picë në qytetin tim dhe kështu nisëm të takoheshim. I pëlqente fakti që isha e drejtpërdrejtë. Nuk është aspak diplomatik, njëlloj sikur unë. Kam mësuar se transparenca është një cilësi e rrallë”, ka thënë fillimisht Samanta në emisionin “Amadeus L’anno che verra”Rai1.

Më tej ajo ka shtuar: “Me kalimin e kohës marrëdhënia jonë është bërë më e fortë. Kristian i ka gjithmonë gati batutat dhe kjo nganjëherë është shqetësuese. Ka sjellë në jetën time gëzim dhe surpriza. I ndryshon gjërat në momentin e fundit, kurrë nuk e di se çfarë të presësh. Sigurisht, së bashku nuk mërzitemi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online