Ashtu sikurse kishim paralajmëruar, ashtu edhe ka ndodhur. Largimi i parë i Skënderbeu është një nga afrimet e verës, konkretisht Realdo Fili. Korçarët kanë nisur përgatitjet dhe fieraku nuk është vënë nën urdhrat e trajnerit Orges Shehi.
SportEkspres.com mëson se bashkëpunimi mes palëve është mbyllur dhe Fili tanimë duhet të gjejë një tjetër ekip. Vetë lojtari kishte shprehur dëshirën për të ikur dhe drejtuesit e Skënderbeut nuk janë bërë pengesë.
Futbollisti 22-vjeçar të korçarët u aktivizua vetëm në 10 ndeshje, tre prej të cilave nga minuta e parë. Në të shkuarën sulmuesi anësor ka qenë pjesë e Apolonisë, Partizanit e Kamzës. Tanimë pret ofertën e duhur dhe dëshira është të bëhet pjesë e një ekipi ku të gjejë hapësira.