(VIDEO+FOTO) Jang Bojsi feston pas 32 vjetësh, “digjet” Berna!

Jang Bojsi është shpallur matematikisht kampion i Zvicrës. Një titull ky që vjen pas fitores 2-1 ndaj Lucernës. Festa ka qenë e gjitha në Bernë, teksa është titulli i 12-të në historinë e klubit, 32 vjet në distancë nga ai i fundit. Verdhezinjtë, në fakt, nuk mund të arrihen nga Bazeli, që ndalon kështu pas tetë fitoresh radhazi. Të zotët e shtëpisë, megjithatë, nuk e kishin të lehtë ndaj Lucernës.

Sakaq, te Bazeli ka pasur goleadë dhe në sy ka rënë shqiptari Albian Ajeti. Bazeli ka fituar me rezultat të thellë 6-1 ndaj Thunit. Në këtë ndeshje shenjë la edhe sulmuesi me prejardhje shqiptare, Albian Ajeti, i cili shënoi dy gola. Goli i parë i Ajetit erdhi në minutën e 75-të me sulmuesin që shënoi për epërsinë 5-1.

Megjithatë, sulmuesi shqiptar nuk u ndal me kaq pasi shënoi edhe në minutën e 86-të duke vulosur rezultatin përfundimtar 6-1.  Ajeti momentalisht gjendet i dyti në listën e golashënuesve me 12 gola apo vetëm dy më pak se vendi i parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online