VIDEO/ Xhuliano Skuka fitoi penalltinë vendimtare, Maribori siguroi kualifikimin në limitet e kohës shtesë

Maribori ka siguruar kualifikimin për në turin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës. Klubi slloven ka eliminuar me vështirësi Differdange-n. Sfida shkoi me shtesa pas përfundimit në shifrat e barabarta 3-3 të kohës së rregullt. Në kohën shtesë, ishte  Xhuliano Skuka ai që i dha një dorë të madhe Mariborit në kualifikimin në turin pasardhës.

Sulmuesi shqiptar fitoi një 11 metërsh në limitet e kohës shtesë, e cila rezultoi vendimtare për fatin e këtij takimi. Josip Iliçiçi mori përsipër ekzekutimin e penalltisë dhe tundi rrjetën në minutën e 120. Ndeshja përfundoi me shifrat 4-3 dhe Maribori siguroi biletën për në turin e tretë kualifikues të Ligës së Europës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *