VIDEO | Xhovinko nuk resht së mahnituri, pas Amerikës e bën në Azi

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Sebastian Xhovinko zgjodhi të ndahej shpejt me futbollin evropian, megjithatë ndoshta ka bërë mirë. Italiani shpërthyes u largua nga Juventusi në vitin 2015 për t’u bashkuar me Toronton në Kanada. Pas eksperiencës katër vjeçare në kontinentin amerikan ai zgjodhi të kalojë në klimën e nxehtë të Arabisë Saudite me klubin Al-Hilal.

Mbrëmë italiani i dha fitoren arabëve në kompeticionin e Champions League në Azi. Ai shënoi një supergol, që bashkë me triumfin e skuadrës së tij, regjistroi edhe një rekord, që nuk e ka arritur askush më parë. Xhovinko është i pari lojtar që ka shënuar në tre kompeticione të mëdha kontinentale në Evropë, Amerikë dhe së fundmi në Azi.

32-vjeçari ka shënuar dy gola në Championsin evropian me Juventusin, katër të tillë me Toronton në Amerikë dhe një me Al-Hilal në Azi. Rekord ky, që vështirë se mund të arrihet nga dikush tjetër. Xhovinko është gjithashtu edhe futbollisti i dytë italian më i paguar, pas Graciano Pele, që luan në Kinën e largët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *